Planifikime me më të mirët e industrisë

Planning with the industry’s best

BIM e GEALAN janë njohur së fundmi si pioner në industrinë e ndërtimit në Gjermani. Kanë fituar për herë të dytë medaljen e arit, për sistemin BIM ekselent në llogaritjen e të dhënave në fushën e planifikimit të dritareve. Sistemi jashtëzakonisht i saktë i llogaritjes së të dhënave ka bërë që GEALAN të thjeshtojë punën e përditshme të arkitektëve dhe planifikuesve. Një pasqyrë e përfitimeve të shumta nga kjo zgjidhje e artë

Për të dytën herë me radhë, llogaritja e të dhënave BIM nga GEALAN u cilësua si zgjidhja më e mirë në industrinë gjermane të ndërtimit. FItues i i çmimit të parë në sistemet e plastikës nga Selia e Arkitektëve e mbajtur në komunën e sipërme frankone të Oberkotzau. Në këtë konkurs mund të merrte pjesë çdo kompani pjesë e industrisë së ndërtimit në Gjermani. " Ky çmim i fituar për herë të dytë rradhazi është një miratim për punën tonë perfekte duke na treguar se po përdorimin mjetet e duhura per zhvillimin e ndërtimit të dritareve të së ardhmes"- tha Özkan Arslan, Shefi i Planifikimit Dixhital në GEALAN.

Çfarë e bën GEALAN një zgjidhje të artë?

Një ndër arsyet pse u fitua medalja e artë i referohet projektimit vizual 3D të dyerve dhe dritareve GEALAN

pasi e paraqesin atë ashtu siç e duan planifikuesit. Diçka e tilli bëri që juria të jepte pikët maksimale jo vetëm për saktësinë e llogaritjes së të dhënave BIM, por gjithashtu u vlerësua me pikët maksimale në pothuajse të gjitha kategoritë e renditura. Ajo që i ra në sy jurisë, e përbërë nga 15 arkitektë, ishte gjithë angazhimi ndaj planifikimit të BIM (e vlerësuar me 1.2), si dhe struktura e mirë e gamës së produkteve (gjithashtu e vlerësuar me 1.2). Diçka e tillë është shumë e rëndësishme për arkitektët që duan të planifikojnë në mënyrë të besuaer nga një burim i vetëm, me informacion të detajuar dhe i saktë për çdo kategori. Zgjidhja për sistemet plastike u vlerësua me notat më të larta nga i gjithë bordi i Oberkotzau. Ofrimi i duhur i informacionit për strukturën fizike (karakteristikat e produktit) u vlerësuan nga juria me notën 1.3, dhënia e informacionit gjeomatrik u vlerësua nga juaria me notën 1.4. Gjithashtu një notë mbreslënëse u mor edhe për përshkrimet funskionale duke u vlerësuar nga juria me notën 1.5 Siç përshkruhet edhe në analizimin e kësaj kategorie "Sa më të sakta të jenë objektet vizulale BIM , aq më pozitiv është vlerësimi i të dhënave BIM."

Konfigurues i dritareve dhe dyerve për profesionistët

Çfarë do të thotë kjo për një përdorim të përditshëm? Në punën e tyre të përditshme, arkitektët dhe planifikuesit nga njëra anë kanë nevojë për elementin e dritares ose derës si një produkt vizual. Nga ana tjetër, ata gjithashtu kanë nevojë për të dhënat përkatëse për produktin. Këtu hyn në lojë GEALAN Planersoftware 2.0, duke kombinuar të dyja: Softueri lejon përdoruesit të dizajnojnë së pari dritaret dhe dyert në modelet 2D sipas gjykimit të tyre dhe të gjenerojnë vizatime seksionale. Me GEALAN’s BIM duke ofruar të dhëna më pas një ndërtim real 3D mundëson dhënien e detajeve në nivele të ndryshme. Libraria GEALAN është në dispozicion për këtë: Mijëra produkte aktuale, që janë dritaret, dyert, mund të planifikohen me vetëm disa klikime dhe të vendosen lehtësisht për modelim 3D me efektin "drag and drop" Elementet e dritareve dhe të dyerve mund të vizualizohen realisht në të gjitha ngjyrat e disponueshme, për pjesën e brendhsme dhe të jashtme të disponueshme – edhe me teknologjinë GEALAN-acrylcolor® për lyerjen e sipërfaqes. Mund tV planifikoni dritaret tuaj me çdo element dhe në çfarëdolloj madhësie dhe forme. Mund të shfaqni dhe pamjen përfundimtare të ndërtesës me dyer dhe dritaret duke përdorur softuerin GEALAN&rsquo. Gjithashtu edhe elementët e xhamit mund të përzgjidhen nga software për të llogaritur paraprakisht vlerën U.

Kur të keni përfunduar planifikimin 3D, softwari planifikues 2.0 kontrollon nëse projekti mund të realizohet në dimensionet e kërkuara.

Por dritaret, dyert mund të konfigurohen gjithashtu në 3D me programet CAD Revit® dhe ARCHICAD. Module shtesë janë të disponueshme dhe falas për këto mjete.

Optimizioni të dhënat për një planifikim të saktë.

Për të siguruar një planifikim të saktë dixhital për përdoruesit, madhësia e modelit 3D të të dhënave duhet optimizuar. Përveç kësaj, shkallët e detajeve dhe nuancat mund të rregullohen në modele, por llogaritë e dy anëve duhet të përputhen, duke u përshtatur siç duhet në dizajnin 3D.

Paketa epërgjithshme fitoi mbi jurinë

Me paketën e saj të plotë të të dhënave BIM, fituese e çmimeve për zgjidhje softuerike të optimizuara për përdoruesit, GEALAN ofron mënyrën e duhur dixhitale për planifikimin e dritareve të së ardhmes. Nëse do të përdornim fjalët e anëtareve të jurisë që i dhanë çmimin e "Zgjidhjes së Artë" GEALAN:

“Vizualizim i shkëlqyer i produkteve”

Lidhjet dhe cilësia e objektit janë të mrekullueshme!”

“Jashtëzakonisht i detajuar dhe intuitiv për t 'u përdorur”

“Shumë profesionale, dhe gjithëpërfshirëse”

“Tutorialet janë shumë të dobishme”

“GEALAN e merr shumë seriozisht BIM-in. Shëmbull i përkryer!”

Ofrimi i të dhënave BIM është vetëm një nga shumë zgjidhjet dixhitale që GEALAN u ofron arkitektëve, përpunuesve dhe tregtarëve për të thjeshtuar punën e tyre të përditshme. Pa marrë parasysh metodat e planifikimit të së ardhmes, mundësitë inovative për vizualizimin e ndërtesave dhe elementeve në detaje, porositjen me një ndalesë ose thjeshtësimin e administrimit të të dhënave kryesore mund të themi që GEALAN ka në dispozicion të gjitha mjetet për biznesin e dritareve të së ardhmes.

Më shumë informacion mbi modelimin e ndërtimit në GEALAN: BIM – Modelimi i Informacionit të Ndërtimit

 

Marc Schenk

14.12.2021

Gealan

Grupi korporativ GEALAN është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë të profileve të vinilit për dritare dhe dyer.

©2025 GEALAN Fenster-Systeme GmbH